Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se kundërshtimet e opozitës lidhur me menaxhimin e pandemisë me COVID-19 janë me tendencë politike, shkruan Gazeta Metro.
Kollçaku ka thënë se deklarimet e tyre për masat shprehin tendencën politike në kundërshtimet e tyre.
Tutje, ajo ka thënë se në këtë situatë do të duhej që i gjithë spektri politik të bashkohej.
“Nëse i shtrëngon masat pse i shtrënguat, nëse i liron po ju jeni fajtor tash për numrin e rasteve, këta janë të pakënaqur dhe çfarë tregon kjo, tregon një tendencë politike, brenga e parafolësit në tërë fjalimin prej fillimit deri në fund ishte një tendencë politike, siç ishte edhe atëherë e zhvendosjes së pushtetit nga një kryeministër i cili ishte në krye të detyrës në, dihet cili ishte qëllimi zhvendosja e pushtetit dhe përfundimisht marrja e pushtetit ndodhi edhe pse këtu si epidemiologe asokohe jo vetëm që e pata vë në pikëpyetje edhe që u ftua seanca kur ishim të gjithë të rrezikuar, në të njëjtën kohë nuk i intersojke shëndeti publik por përfitimet politike dhe atë e arritën, e rrezikuan vendin duke e ndërruar pushtetin në kohën kur ish dashit gjithë spektri politik të unifikohej në luftimin e një të panjohure”, ka thënë Kollçaku./gazetametro.net