Loading…

Arsyetohet kompania e biletave: Kemi qenë cak i sulmeve, po punojmë për tu rikthyer

  • 12/11/2019 | 22:03

Arsyetohet kompania e biletave: Kemi qenë cak i sulmeve, po punojmë për tu rikthyer

Sot(e martë) ishte paraparë që të fillon shitja e biletave për ndeshjen e 17 nëntorit të Kosovës ndaj Anglisë, transmeton Gazeta Metro.


Sot, nga ora 16:00 ishte e paraparë që të fillon shitja e biletave, por kjo nuk ka ndodhur. Uebfaqja e kompanisë që përkujdeset për shitjen e biletave ‘tiks.app’ ka rënë nga sistemi.

Uebsajti i kësaj kompanie herë pas herë është rikthyer, teksa kompania në fjalë thotë se disa nga përdoruesit kanë arritur që të sigurojnë biletat.

Gjithashtu, ata njoftojnë se janë duke punuar në vazhdimëesi për të rikativizuar shërbimin dhe se shërbimi i shitjes së biletave do të vazhdojë shumë shpejt.

Njoftimi i plotë nga ‘tiks.app'(pa ndërhyrje):

“Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast sherbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe sherbimin te e mbajme aktiv gjate kesaj mirepo kjo gje nuk ishte e mundur. Disa prej perdorueseve kane arritur te sigurojne biletat ndersa per perdoruesit e tjere jemi duke punuar ne vazhdimesi per te riaktivizuar sherbimin.
Ndjejme keqardhje per situaten e cila eshte krijuar dhe shpresojme te kemi mirekuptimin e juaj ne kete rast.
Shpresojme qe keto akte keqdashese te ndalen sa me shpejte dhe sherbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë