Loading…
Arsyetohet Sarri: Ja pse nuk ia dhash dorën Guardiolas pas ndeshjes
  • 10/02/2019 | 22:02

Arsyetohet Sarri: Ja pse nuk ia dhash dorën Guardiolas pas ndeshjes

Manchester City ka arritur që të ia shkaktoi Chelseas humbjen me të thellë në histori të tyre në Premier Ligë, transmeton Gazeta Metro.


Kampioni në fuqi e deklasoi Chelsean në ”Etihad Stadium” me rezultatin 6-0. Por pas ndeshjes nuk ishte vetëm rezultati si temë që u diskutua, pasi që temë diskutimi u bë edhe mos shtrëngimi i duarve mes dy trajnerëve, Maurizio Sarri dhe Pep Guardiola.

Kjo ndodhi pasi që ishte trajneri i Chelseas ai i cili u largua pas përfundimit të ndeshjes duke mos ia zgjatur dorën spanjollit, por edhe për këtë Sarri ka një shpjegim.

“Nuk e kam parë në ato momente, por do ta përshëndes si zakonisht më vonë”.

“Në ato momente doja të shkoja në zhveshtore dhe nuk e pashë. Nuk kam probleme me atë”, ka thënë Sarri në konferencën për media i pyetur për rastin në fjalë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë