Loading…

Arsyetohet Tomë Gashi për shqelmin ndaj lypësit: Po kryej punën e inspektoratit

  • 14/02/2020 | 22:32

Arsyetohet Tomë Gashi për shqelmin ndaj lypësit: Po kryej punën e inspektoratit

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas lajmit të shpërndarë për shqelmin që i dha lypësit në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë duke thënë se ka kryer  punën e inspektoratit, shkruan Gazeta Metro.


Avokati Gashi ka dhënë një arsyetim të çuditshëm duke thënë se po e bën punën e inspektorit.

“Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza! Keta kan shefa me mercedesa dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë, që i njohur Tomë Gashi i cili publikisht e mbështetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin dhe shpesh angazhohet nga VV në raste gjyqësore, është incizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë