Loading…

Arthur pranë kalimit te Arsenal, marrëveshja shumë afër

  • 20/01/2022 | 09:20

Arthur pranë kalimit te Arsenal, marrëveshja shumë afër

Juventus dhe Arsenal janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për mesfushorin Arthur Melo.


Braziliani është i hapur për kalimin te “Topçinjtë”, derisa dy klubet kanë pasur takim dje për të diskutuar huazimin e mundshëm.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se pas takimit të bërë mes agjentit të lojtarit dhe Arsenalit, Juventus ka kërkuar huazim për 18 muaj me opsion blerje për ta lejuar lojtarin të largohet.

Ndërkohë, Arsenal është i interesuar vetëm për huazimin deri në fundin e sezonit. Arthur vazhdon të jetë i hapur për kalimin në Premierligë, por deri me tani ende asgjë nuk është finalizuar.

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit brazilian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë