Loading…

Artisti argjentinas e sjellë ‘Messin’ në Tiranë

  • 30/05/2023 | 16:10

Artisti argjentinas e sjellë ‘Messin’ në Tiranë

Maximiliano Bagnasco, artisti me famë botërore, po bën një portret të Lionel Messit në Tiranë, shkruan Gazeta Metro.


41-vjeçari Bagnasco, i apasionuar pas muraleve, pikturave dhe artit në përgjithësi, po realizon një punë të tillë në Tiranë për lojtarin më të mirë në botë.

Bagnasco ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.

Murali i Messit do të jetë në godinat e reja të konviktit Farmacia 10 në kryeqytet dhe pritet të jetë një vepër e jashtëzakonshme e artistit.

Portreti duket se ka ngritur kureshtje për qytetarët edhe para finalizimit të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë