Loading…

As me Ten Hag nuk ka ndryshim te Man United, shpartallohet nga Brentford

  • 13/08/2022 | 20:25

As me Ten Hag nuk ka ndryshim te Man United, shpartallohet nga Brentford

As trajneri holandez, Erik ten Hag, nuk po mundet ta gjejë formulën e rikthimit të Manchester United sërish në majat e larta të futbollit anglez. Pas humbjes javën e kaluar në shtëpi nga Brighton, edhe sot ‘Djajtë e Kuq’ dëshpëruan me paraqitjen e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Ishte skuadra e Brentford e cila e mposhti me rezultat të thellë 4-0 Manchester United ditën e sotme në shtëpi, ku katër golat i shënuan gjatë pjesës së parë.

Për vendasit realizuan Josh Dasilva 10′, Mathias Jensen 18′, Ben Mee 30′ dhe Bryan Mbeumo 35′. Pra, në një interval kohor prej 25 minutave të udhëhequrit e Erik ten Hag pësuan katër gola.

Mbrojtja e tyre lë shumë për të dëshiruar, ndërsa për ta vulosur edhe më shumë ishte edhe gabimi trashanik në golin e parë nga portieri spanjoll, David de Gea.

Megjithatë, në pjesën e dytë ‘Djajtë e Kuq’ patën disa mundësi për të shënuar të paktën golin e nderit, por problemet siç duket janë edhe në fazën e sulmit. Derisa as mesfusha nuk ishte në elementin e duhur.

Manchester United me këtë humbje tani renditet në pozitën e fundit në tabel me vetëm 0 pikë dhe është skuadra e vetme në ligë që ka luajtur dy ndeshje dhe nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë