Loading…
As në Kosovë, as në Serbi: Wolksvageni zgjedh mes këtyre dy vendeve
  • 13/04/2019 | 17:29

As në Kosovë, as në Serbi: Wolksvageni zgjedh mes këtyre dy vendeve

Kosova i ka bërë ftesë zyrtare, Serbia e priste kompaninë gjermanë që ta hapë një fabrikë tek ta, por duket se nuk do të ndodhë as njëra, as tjetra, transmeton Gazeta Metro.

Fabrika e re e kompanisë Wolksvagen do të hapet në Bullgari apo në Turqi, bën të ditur portali çek “Aktuelno”, duke iu referuar agjencisë gjermane DPA.

Gjiganti i automobilizmit gjerman Wolksvagen e ka ngushtuar zgjedhjen e shteteve në të cilat mund të hapë fabrikën e re dhe sipas portalit çek, në këtë çast favorite është Bullgaria.

Ajo është shtet i Bashkimit Evropian, ndërsa nga vit 2018 është shënuar shtim rekord i tregtisë mes Bullgarisë e Gjermanisë, transmeton “Danas”.

Bullgarinë para do kohe e ka vizituar kryetari gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe me këtë rast ka vizituar dy lokacionet potenciale, në kryeqytetin Sofia dhe Plovdiv.

Në fabrikën e re me kapacitet 300.000 automjete duhet të prodhohet “Skoda karoq” dhe disa modele të këtij koncerni./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë