Loading…

As tash s’qenka prioritet Dialogu me Serbi thotë Kurti, çështje vikendi se shumë punë tjera po kryen shtoi kryeministri

  • 22/03/2023 | 13:23

As tash s’qenka prioritet Dialogu me Serbi thotë Kurti, çështje vikendi se shumë punë tjera po kryen shtoi kryeministri

Kryeministri Albin Kurti para mediave shtroi narrativin e tij duke iu kthyer taktikës së moçme të tentimit të zhvlerësimit të të gjithë procesit të Dialogut me Serbinë në Bruksel përsëri, pas pranimit të Marrëveshjes së Normalizimit me Serbinë në Bruksel dhe Ohër, shkruan Gazeta Metro.


Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë iu shtua edhe aneksi i zbatimit për të cilën u pajtua edhe kryeministri Albin Kurti dhe pala tjetër, Serbia. Gjithë vëmendjen e dy viteve të mandatit të tij të dytë kryeministri Kurti e ka kaluar duke folur në media të huaja kryesisht pikërisht për Dialogun. Zor se do ta pyeste kush për shkolla e çerdhe në Kosovë nga mediat e huaja.

Sot para mediave kryeministri Kurti iu kthye narracionit të moçëm se ai na qenka një lider reformator kosovar, megjithëse vështirë e ka ta arsyetojë këtë me raportet e dala së fundi edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Një herë i hipi traktorit nëpër ara në Gjilan si trik i zakonshëm medial i relacionit me publikun dhe aq.

Kurti tha në konferencë për media të mërkurën se s’është i vërtetë konstatimi sipas tij se e ka dialogun top-prioritet duke shtuar se gjatë ditës bën edhe shumë punë të tjera që ndërlidhen me ministri, qeverisjen komunale e shumë çështje të tjera

“Së pari, më lejoni të iu korrigjoj. Dialogu s’është top prioritet. As për nga vëllimi e as për nga intensiteti. Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën, por nëse e shihni angazhimin për arsim, infrastrukturë, qytete fshatra e komuna, puna për anëtarësime në organizata ku s’jemi anëtare, është vëllim gjigant i punëve. Nëse e shihni nga angazhimi im ditor, javor e mujor, dialogu s’është top prioritet. Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, ka thënë Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë