Loading…

Asambleisti më i votuar i VV’së i del kundër Mytaher Haskukës, kundërshton ashpër këtë vendim të tij

  • 27/10/2021 | 19:57

Asambleisti më i votuar i VV’së i del kundër Mytaher Haskukës, kundërshton ashpër këtë vendim të tij

Asambleisti në Komunën e Prizrenit, Ilir Gashi nga radhët e Vetëvendosjes (VV) ka dal kundër kryetarit aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka duke e kundërshtuar atë publikisht për disa leje ndërtimi në Prizren, shkruan Gazeta Metro. 

Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka shkruar se si në një lagje të Prizrenit nuk mund të ndërtohen banesa shumë katëshe me arsyetimin se lagjia “Bajrakli” gjithmonë ka pasur karakterin e zonës së banimit të ulët.

“Kam qenë dhe do të vazhdoj të jem kundër ndërtimit të objekteve shumëkatëshe në afërsi të lagjes Bajrakli. Kjo lagje çdo herë ka pasur karakterin e zonës së banimit të ulët. Nuk mund të pranohet ngritja e objekteve 7 katëshe (P+5+nënkulm) në mes të lagjes me shumë shtëpi përreth dhe në afërsi prej 50m nga qendra historike e qytetit. Degradimi i Prizrenit duhet të ndalet”, ka shkruar ai.

Ndryshe Gashi është asmableisti më i votuar nga VV dhe ka mbi 1300 vota.

Më poshtë reagimi i tij i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë