Loading…

Asfaltimi i rrugës në Talinoc të Muhaxherëve po vlerësohet si rrugë për zhvillimin ekonomik lokal

  • 30/10/2019 | 13:20

Asfaltimi i rrugës në Talinoc të Muhaxherëve po vlerësohet si rrugë për zhvillimin ekonomik lokal

Asfaltimi i rrugës 3 kilometërshme “Shabi Lipovica” në fshatin Talinoc të Muhaxherëve me një kosto prej 850 mijë eurove sipas komunës së Ferizajt po shihet si arterie kyçe për banorët dhe bizneset e asaj ane, shkruan Gazeta Metro.

Komuna e Ferizajt përmes një komunikate për media po promovon rregullimin e infrastrukturës rrugore duke theksuar se përmes projektit në zbatim për asfaltimin e rrugës “Shabi Lipovica” në fshatin Talinoc të Muhaxherëve  si një arterie kyçe për banorët e bizneset e asaj ane, pret të krijojë komunikimin më të lehtë mes asaj zone në afërsi të qytetit dhe rrugëve magjistrale që kryqëzojnë atë lokalitet.

Punimet në këtë projekt, që ka kosto prej 850 mijë eurove me gjatësi 3 kilometra doli t’i monitorojë drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, bashkë me mbikqyrës e zyrtarë nga niveli lokal dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ai tha se kjo rrugë paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme për banorët dhe bizneset në këtë zonë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe kushtet e zhvillimit të veprimtarisë biznesore.

“Sot ndodhemi në rrugën “Shabi Lipovica” ku po bëjmë asfaltimin e shtresës së parë. Është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, një projekt që po ndikon në rritjen e cilësisë së banorëve të kësaj zone, pasi siç e dini, deri më tash ka qenë shumë i vështirë qarkullimi në këtë zonë dhe ky projekt po ndikon direkt, përveç cilësisë së jetës së banorëve edhe në bizneset dhe normalisht pas përfundimit të asfaltimit, qarkullimi përmes kësaj rruge do të jetë më i lehtë. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë rreth 850 mijë euro, me gjatësi 3 kilometra, një pjesë e segmentit ku është e banuar dhe ka shtrirje të biznesit do të ketë edhe trotuar” tha drejtori Bytyqi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë