Loading…

Asgjë e rëndësishme nga takimi: Kurti iu ‘ik’ gazetarëve, Abdixhiku thotë se e njoftoi zyrtarisht se çka ndodhi dje

  • 02/09/2026 | 18:53

Asgjë e rëndësishme nga takimi: Kurti iu ‘ik’ gazetarëve, Abdixhiku thotë se e njoftoi zyrtarisht se çka ndodhi dje

Takimi mes liderëve partiakë, Albin Kurtit, kryetar i Vetëvendosjes dhe kryeministër në detyrë dhe Lumir Abdixhikut, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përfunduar sipas deklarimeve pa ndonjë gjë të re që do ta ndryshonte rrjedhën e gjendjes politike në vend, shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku ishte i vetmi që është deklaruar pas takimit, sepse sipas raportimeve, Kurti është larguar nga dera e pasmet e Kuvendit të Kosovës ku po realizoheshin bisedimet.

Abdixhiku tha se gjatë takimit e ka njoftuar Kurtin zyrtarisht për zhvillimet e ditës së djeshme.

“E njoftova Kurtin zyrtarisht për atë që ka ndodhur dje”, deklaroi Abdixhiku pas takimit.

Pas përfundimit të takimit, Kurti është parë duke lënë objektin e Kuvendit të Kosovës përmes një hyrjeje të pasme, duke mos kaluar nga pjesa ku zakonisht qëndrojnë gazetarët.

Pamjet e siguruara nga Nacionale tregojnë Kurtin teksa largohet nga objekti, pa dhënë deklaratë për media.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj dakordimit për mbështetjen e Bekim Sejdiut për president.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin këtë marrëveshje, duke krijuar përplasje të reja brenda LDK-së dhe pasiguri për zbatimin e saj./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë