Loading…

Asgjë pa amerikanët: Escobar ndërhynë në bisedimet në Ohër

  • 18/03/2023 | 20:01

Asgjë pa amerikanët: Escobar ndërhynë në bisedimet në Ohër

Gjatë kohës së pauzës në takimin trilateral në Ohër mes Albin Kurtit, Aleksandar Vucic dhe ndërmjetësuesve europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak raportohet se ka ndërhyrë emisari i posaçëm i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton Gazeta Metro.


Raportimi i fundit i korrespondentes të televizionit publik serb ‘RTS’, Tamara Stojsavljevic, thotë se Escobar ka zhvilluar takime ndarazi gjatë kësaj kohe me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Sipas saj aktualisht po zhvillohet takimi i fundit mes Kurtit, Vucic dhe diplomatëve europianë.

Më herët, ‘Klan Kosova’ raportoi se ka siguruar një dokument të brendshëm të Bashkimit Europian, i cili thotë se qysh në mëngjes është planifikuar që në mes të takimit të ndodhë një pauzë.

Dokumenti thotë se nëse ndërpritet takimi trilateral, palët do të shkojnë përsëri në takime bilaterale, gjë që kjo tashmë ka ndodhur.

Sipas asaj që po përflitet ngecja kryesore është mos pajtimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /gazetametro.net

Kurti e Vucic janë kthyer në takime të ndara me Borrellin dhe Lajcak

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë