“Mogherini është ajo e cila brenda BE-së e mbështet këtë ide [të krijimit të “xhepat monoetnikë”]”, thotë Paddy Ashdown, “ndërsa prej realizimit të saj me më së shumti kënaqësi do t’i fërkonte duart kryetari rus Vladimir Putin, dhe pastaj do ta zbatonte në Ukrainë”
“Rruga për korrigjimin e kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës është e shtruar me rreziqe dhe u jep vetëbesim e mbështetje atyre të cilët duan ta shkatërrojnë Bosnjë-Hercegovinën”, mendon Paddy Ashdown, njëri prej përfaqësuesve të lartë në BeH.
Ai me dy ish-të dërguar të tjerë evropianë, Carl Bildtin e Christian Schwarz-Schillingun, është nënshkrues i një letre të hapur drejtuar përfaqësueses së Bashkimit Evropian për politikë të jashtme e siguri Federica Mogherini, me rastin e propozimit të ndryshimit të kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton gazetametro.net.
Ashdown në një intervistë për Evropën e Lirë (në gjuhën serbe) ka shprehur bindjen se zgjidhje për marrëdhëniet e Serbisë e Kosovës nuk mund të kërkohen në rrënimin e parimeve të BE-së mbi bashkësitë multietnike e jo, siç i quan, “xhepat monoetnikë”, të cilët janë krijuar në Ballkan.
“Mogherini është ajo e cila brenda BE-së e mbështet këtë ide”, thotë Ashdown, “ndërsa prej realizimit të saj me më së shumti kënaqësi do t’i fërkonte duart kryetari rus Vladimir Putin, dhe pastaj do ta zbatonte në Ukrainë”. /gazetametro.net