Loading…

Ashley Cole këshillon Chelsean: Nënshkruani me Chilwell

  • 13/12/2019 | 23:21

Ashley Cole këshillon Chelsean: Nënshkruani me Chilwell

Ikona e Chelsea, Ashley Cole, ka dhënë një propozim interesant për ish skuadrën e tij.


Cole, i cili dikur mbulonte krahun e majtë të mbrojtjes tek ‘Blutë’, ka këshilluar ish skuadrën që të bëjë një lëvizje për Ben Chilwell, i cili po ashtu luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ish reprezentuesi i Anglisë është i impresionuar me paraqitjet e anëtarit të Leicester, dhe ka bërë të ditur se dëshiron ta shoh atë me fanellën e Chelsea.

“Do të doja ta shihja atë tek Chelsea” ka thënë Cole për ‘talkSPORT’, transmeton lajmi.

“Ai po bën shumë, shumë mirë me Leicester. Ai po shijon mënyrën se si Brendan luan” ka shtuar anglezi.

“Mendoj se ai ka kualitetin e duhur dhe kam dëgjuar se është tifoz i Chelsea, kështu që do të doja ta shihja atje, ishin fjalët e njërit që bëri historinë me Chelsea.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ do të nisin punimet për të siguruar shërbimet e Ben Chilwell.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë