Loading…
Ashtu siç edhe pritej: Lista Serbe fiton të katër komunat e Veriut në Kosovë
  • 19/05/2019 | 21:54

Ashtu siç edhe pritej: Lista Serbe fiton të katër komunat e Veriut në Kosovë

Ashtu siç edhe pritej nga sondazhet e publikuar para mbajtjes së zgjedhjeve, Lista Serbe ka fituar me nga rreth 95 % të katër komunat veriore në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Duke shikuar se shumica e popullatës në veri janë të komunitet serb, me shumicë të plotë Lista Serbe ka fituar zgjedhjet në katër komunat e veriut.

Sipas  rezultatet preliminare të DnV’së për zgjedhjet në katër komunat, tregojnë se të katër komunat janë fituar bindshëm nga kandidatët e Listës Serbe.

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan:
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

“Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë. Në bazë të raportimeve nga terreni, dalja e votuesve deri në mbylljen e vendvotimeve në 19:00 është 39% nga 85% e vendvotimeve të proceduara”, thuhet në komunikatën e DnV-së../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë