Loading…

Ashtu siç raportoi Metro: Vasfije Krasniqi Goodman në listen zgjedhore të Vetëvendosjes

  • 16/01/2021 | 17:58

Ashtu siç raportoi Metro: Vasfije Krasniqi Goodman në listen zgjedhore të Vetëvendosjes

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman ka vendosur ti hyjë garës për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa ka ndarë mendjen që të garoj në listën zgjedhore të Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për KosovaPress, vëllai i saj, Nafi Krasniqi.

Ndërkohë që ka bërë të ditur se nuk do të aderojë as në partinë e Albin Kurtit, e as të Vjosa Osmanit.

“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon as në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin. Ajo do të mbështes kauzat e saj për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka thënë ai.

Ndërsa Gazeta Metro sot kishte raportuar se Vasfije Krasniqi Goodman, ishte në bisedime me zyrtarë të lartë të PDK-së, por ndërkohë mësohet se paralelisht kishte negociuar edhe me zyrtarë të Vetëvendosjes.

I njëjti burim ka treguar se Vasfije Krasniqi ka negociuar edhe pas VV sërish me PDK por që VV deri tani i ka premtuar gjithçka për ta bindur atë ti bashkohet listës së VV’së, çka edhe u konfirmua../gazetametro.net

Vasfije Krasniqi Goodman hyn në politikë, hamendet a të shkojë me PDK’në a me VV’në

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë