Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, iu kthyen fitores, që nuk e kishin shijuar që nga fundi i muajit shtator.
Paçarada u paraqit titullar dhe është hero i fitores, me asistimin e tij perfekt në minutën e fundit, kur realizon Matanoviq për 2:3, duke e tronditur Hannoverin.
Ata në udhëtim importuan tre pikë të mëdha nga stadiumi “HDI-Arena” në Hannover.
St. Pauli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Hannoverit, në kuadër të javës së 16-të të Bundesliga II.
Paçarada tregon angazhim të madh dhe i gëzohet kësaj fitore të rëndësishme në përballje me një rival shumë të fortë.
Për St. Paulin shënuan futbollistët Zalazar (2′), Burgstaller (10′) e Matanoviq (90+2’) dhe për St. Paulin Haraguchi (53′ e 55′).
Hannover renditet në vend të gjashtë me 23 pikë, ndërsa St. Pauli mban pozitën e 17-të me 13.
TOR TOR FUCKIN TOR!!!! Great ball from #Dittgen to #Paqarada who picks out big Igor #Matanovic !!! GET IN! FORZA SANKT PAULI! #fcsp #h96fcsp pic.twitter.com/oCPOxZPHbr
— StPauliOnSea (@StPauliOnSea) January 16, 2021