Loading…

Asistencë psikologjike për fansat e ‘Game of Thrones’

  • 21/05/2019 | 17:07

Asistencë psikologjike për fansat e ‘Game of Thrones’

Fundi i serialit “Game of Thrones”, i cili është më i shikuari, ka dëshpëruar miliona fansa në të gjithë botën, transmeton Gazeta Metro. 


Disa për finalen që nuk i kënaqi, e të tjerë për faktin se një seri kaq e dashur tashmë ka përfunduar.

Duket si një traumë e vërtetë, deri në, deri në atë pikë sa madje dikush ka menduar që të ngrejë në këmbë një shërbim mbështetjeje psikologjike, për të gjithë ata që mund të ndihen “jetimë” të intrigave dhe aventurave të botës së “Westeros”.

Prerja e marrëdhënieve me serinë pas 8-vitesh mund të jetë shumë e vështirë. Për këtë arsyem faqja angleze e internetit “Bark.com” ka menduar që të vendosë në dispozicion një shërbim këshillimi psikologjik përmes aplikacionit “Skype”.

“Tg Com24” shkruan se mund të flitet me një ekspert, që duke njohur gjithçka nga “Game of Thrones” mund t’iu kthejë në normalitet dhe t’iu ndihmojë të pranoni tragjedinë e fundit të serisë.

Gjithashtu thuhet se githçka për një shifër prej 25 dollarësh për një seancë 30-minutëshe dhe 50 dollarë për një orë. Lidhur me këtë projekt ka patur reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

“Në Oslo, projekti i parë i mbështetjes për të kapërcyer ndjenjën e braktisjes në fund të një serie televizive”, shkruan dikush.

“Kjo do të ishte për të qeshur, nëse realiteti nuk do të ishte me të vërtetë i tillë”, ka shkruar një tjetër përdorues në rrjet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë