Loading…

Asistenti i regjisorit që i dha armën Alec Baldwin thyen heshtjen

  • 02/11/2021 | 15:50

Asistenti i regjisorit që i dha armën Alec Baldwin thyen heshtjen

Ndihmës regjisori, i cili i dha Alec Baldwin një armë me një plumb të vërtetë, ka folur për herë të parë publikisht për xhirimet e filmit Rust, ku u vra drejtoresha e fotografisë, Halina Hutchins.


Në një deklaratë për New York Post, Dave Halls nuk dha detaje mbi incidentin në New Mexico muajin e kaluar, por tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e Hutchins.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Halls i tha Baldwin-it se arma ishte e sigurt kur ia dorëzoi gjatë provave. Thuhet se Halls gjithashtu u tha hetuesve se ai nuk e kontrolloi plotësisht armën përpara se t’ia jepte aktorit. Rezultoi se arma kishte një plumb të vërtetë, i cili goditi Hutchins në gjoks dhe regjisorin Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, në shpatull.

“Halina Hutchins nuk ishte vetëm një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar, por edhe një shoqe”, tha Halls. “Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e saj. Shpresoj se kjo tragjedi do ta shtyjë industrinë të rivlerësojë vlerat dhe praktikat e saj për të siguruar që askush të mos lëndohet përsëri përmes procesit krijues”, shtoi ai.

Autoritetet e qarkut Santa Fe po hetojnë incidentin dhe prokurori përgjegjës për çështjen nuk e ka përjashtuar ndjekjen penale. Në raport, thuhet se tre persona e përdorën armën përpara të shtënave, Baldwin, Halls dhe 24-vjeçarja Hannah Gutierrez-Reed.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë