Loading…

Asistoi te goli kundër Leeds United, kjo është nota e Milot Rashicës

  • 31/10/2021 | 18:26

Asistoi te goli kundër Leeds United, kjo është nota e Milot Rashicës

Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen e Norwich Cityt kundër Leeds United.


Skuadra e Rashicës pësoi disfatë në këtë ballafaqim me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 10-të të Premier Ligës së Anglisë, transmeton KosovaPress.

Rashica i bë protagonist në këtë ndeshje pasi asistoi te goli i realizuar në minutën e 58’ të ndeshjes nga Omobemidele.

Numri 17 i skuadrës angleze për këtë paraqitje u vlerësua si ndër më të mirë nga radhët e skuadrës së tij me notën e lartë 7.0.

Ndryshe, Norwich City mbetet skuadra me paraqitjet dhe rezultatet më të dobëta në këtë edicion pasi ka mbledhur vetëm dy pikë në 10 ndeshje dhe si rrjedhojë edhe renditet si skuadra e fundit në tabelë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë