Loading…

ASK: Importi me Shqipërinë në muajin prill 8.1 për qind me Serbinë 0.2 për qind

  • 24/05/2019 | 20:49

ASK: Importi me Shqipërinë në muajin prill 8.1 për qind me Serbinë 0.2 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill të këtij viti, ku vlerësohet se eksporti i mallrave kishte vlerën 36.9 milionë euro, ndërsa importi 295.4 milionë euro, që është një rritje prej 44.7 përqind për eksport dhe 9.3 përqind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.


Sipas ASK-së, të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.6% në muajin prill 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 258.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 244.7 milionë euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.5%.

“Eksporti i mallrave në muajin prill 2019 kishte vlerën 36.9 milionë euro, ndërsa importi 295.4 milionë euro, që është një rritje prej 44.7% për eksport dhe 9.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 42.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.5% e përbëjnë prodhimet minerale; 11.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 2.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.2% e përbëjnë prodhimet minerale; 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8 .6% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.4% e përbëjnë prodhimet e industrisë kimike; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.3 milionë euro, ose rreth 33.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 51.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Italia 9.6%, Gjermania 5.3%, Holanda 3.9%, Sllovenia 3.8, Britania e Madhe 2.0%, etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

ASK thotë se importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 156.3 milionë euro, ose 52.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 35.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.5%), Greqia (7.8%), Italia (5.9%), Sllovenia (3.2%), etj.

“Në muajin prill 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15.6 milionë euro, ose 42.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s, janë Shqipëria 16.4%, Maqedonia 10.8%, Serbia 9.7%, Mali i Zi 4.1%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin prill 2018, arritën në 47.7 milionë euro, ose 16.1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej -34.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Shqipëria 8.1%, Maqedonia 7.0% dhe Serbia 0.2 %. Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8.9 milionë euro, ose 24.2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden India 13.6% Zvicra 6.8%”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e tjera të botës arritën në 91.4 milionë euro, ose 30.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 12.7% dhe Kina 7.7%.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë