Loading…

ASK: Rritet numri i ndërmarrjeve të regjistruara, tregtia aktiviteti më i preferuar

  • 26/01/2024 | 18:02

ASK: Rritet numri i ndërmarrjeve të regjistruara, tregtia aktiviteti më i preferuar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mbi ndërmarrjet e reja dhe të mbyllura për tremujorin e katërt (TM4) 2023. Sipas ASK-së, është rritur numri i ndërmarrjeve të regjistruara në TM4 2023 krahasuar me TM4 2022.


Në TM4 2023, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023) ka rënie për (-1,08%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2022) ka rritje për 7,01% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sa i përket ndërmarrjeve të shuara, në TM4 2023 ishin 397 ndërmarrje ose një rritje prej 5,6%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023). Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kishte rënie prej (-13,1%) të ndërmarrjeve të shuara.
Numri i ndërmarrjeve të regjistruara dhe atyre të shuara sipas tremujorëve

Aktivitetet Ekonomike më të preferuara

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara (25,5%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 306 ndërmarrje të regjistruara (10,8%); Ndërtimtaria me 283 ndërmarrje të regjistruara (10,0%); Prodhimi me 253 ndërmarrje të regjistruara (9,0%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 735 ndërmarrje të regjistruara (97,0%); me 5 deri 9 të punësuar janë 52 sosh (1,8%); 10 deri në 19 të punësuar 26 ndërmarrje të regjistruara (0,9%); 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara (0,3%). Ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka ndërmarrje të reja në këtë tremujor.

Shtrirja gjeografike e ndërmarrjeve

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 942 ndërmarrje të regjistruara (33,4%); Ferizaj me 250 ndërmarrje të regjistruara (8,9%); Prizreni me 222 ndërmarrje të regjistruara (7,9%); Fushë Kosova me 145 ndërmarrje të regjistruara (5,1%); Gjilani me 139 ndërmarrje të regjistruara (4,9%); Peja me 120 ndërmarrje të regjistruara (4,3%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4,0%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor./EO/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë