Dy data të njëpasnjëshme u dhanë për lëshimin në qarkullim të urës mbi lumin Ibër. Njëra ishte me 20 Janar, e tjetra ishte me 3 mars, në një ceremoni ku do të merrte pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.
Tash, nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur përfundimisht do të funksionalizohet ura mbi lumin Ibër.
Këtë nuk e tregojnë as zyra e Bashkimit Evropian, e as kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri. Për datën nuk foli as kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq.
Agim Bahtiri, tha për Gazeta Metro se nuk është në kompetencën e tij për të dhënë një datë të saktë se kur do të përfundojnë punimet, duke referuar gazetën që të drejtohet tek Bashkimit Evropian.
Ndërsa Goran Rakiq, nga veriu tha se lëshimi i kësaj ure varet nga pjesa e këmbësorëve e cila sipas tij nuk është gati.
“Nuk po di. E gjitha varet prej pjesës së këmbësorëve. Datën e saktë nuk mund ta them se ashtu ashtu pa përfunduar kjo pjesë, nuk lëshohet as ura”, tha Rakiq për gazetametro.net.
Kjo urë po financohet nga Bashkimi Evropian dhe kap një shifër prej 1.2 milion eurosh. /gazetametro.net