Loading…

Askush nuk po jep llogari për hajni e dështime

  • 17/12/2016 | 11:35

Askush nuk po jep llogari për hajni e dështime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot një tubim mospajtues dhe mobilizues për gjendjen në Kosovë.


Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë prezent në tubimin i cili do të mbahet në Prishtinë, ku do të shpaloset agjenda e këtij subjekti siç thotë ai për daljen nga gjendja e rënd.

“Kosova është në gjendje të rëndë në institucionale, politike dhe ekonomike. Ne nuk mund të heshtim dhe iu ftojë që të takohemi dhe të shpalosim agjendën tonë për daljen nga kjo gjendje e rënd, koha është tani, koha ka ardhur se nesër mund të bëhet vonë”, ka thënë ai.

Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë për Gazetën Metro se qëllimi i agjendës është që të thirren qytetarët për mobilizim, kudër ndryshimit të pushtetit aktual.

“Ne besojmë se ndryshimi i këtij pushteti nuk është thjesht një detyrë elektorale, por është më shumë se kaq. Ju po shihni se sa lëmsh po shkojnë punët në këtë vend dhe po e shihni se askush nuk i jep pesë parë as për gabime, as për hajni , as për dështime”, ka thënë Nitaj.

Ai më tej ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të dalin në tubimin e AAK’së, për siç ka thënë ai, ndryshimin e kësaj logjike qeverisëse, gjërsa ka përmendur krijimin e një blloku që sipas tij, do të ksihte fuqinë t’i fitoj zgjdhjet e ardhshme.

“Prandaj ky tubim ka për qëllim ndër të tjera, ta thërras mendjen e qytetarëve dhe simpatizantëve për një mobilizim të përgjithshëm, për ta ndryshu këtë gjende dhe këtë logjikë qeverisëse. AAK-ja, është në një fazë të rritjes së mbështetjes dhe është në përpjekje të vazhdueshme, për krijimin e një blloku që, që do ta kishte fuqinë edhe t’i fitojë zgjedhjet edhe ta ndryshojë gjendjen në vend”, ka përfunduar Nitaj./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë