Loading…

Askush si Arsenali: ‘Topçinjët’ vendosin rekord të ri në Kupën FA

  • 01/08/2020 | 20:58

Askush si Arsenali: ‘Topçinjët’ vendosin rekord të ri në Kupën FA

Arsenali ka triumfuar në finalen e Kupës FA, duke shënuar fitore në finalen ndaj rivalëve lokal, Chelseas, me përmbysje të rezultatit, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Wembley’ ka përfunduar me rezultatin 2-1. ‘Blutë’ kaluan fillimisht në epërsi në minutën e pestë me golin e Christian Pulisic, por kaq ishte nga ta.

‘Topçinjët’ përmbysen gjithçka me kapitenin e tyre, Pierre Emerick-Aubameyang, me dy gola të shënuar në minutat 28 dhe 67.

Me këtë trofe të fituar, Arsenali konfirmoi dominimin në këtë garë, duke shënuar rekord të ri. Arsenali tani numëron 14 trofe të fituar në Kupën FA,  më shumë se çdo skuadër tjetër angleze.

Pas Arsenalit, renditet Manchester United me 12 trofe të fituar në këtë garë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë