Liverpool dhe Chelsea do të takohen sot në kuadër të finales së FA Cup me fillim nga ora 17:45, ndërsa mesfushori i Liverpool, Jordan Henderson mund të arrij një rekord të pa parë ndonjëherë në historinë e klubit, transmeton Gazeta Metro.
Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson do të bëhet kapiteni i parë i Liverpool’it që do të ngrejë gjashtë trofe të ndryshëm nëse ‘The Reds’ fitojnë në finale sot kundër Chelseas.
Ai pas largimit nga klubi të legjendës, Steven Gerrard ishte bërë kapiten në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ka fituar tituj si Premier League, Ligën e Kampionëve, Carabao Cup, Botërorin e klubeve dhe Super Kupën e Europës.
Reprezentuesi anglez tani është duke u konsideruar nga tifozët edhe si një legjendë e klubit sepse në ‘Anfield Road’ është që nga viti 2011 dhe ka bërë 445 paraqitje, duke qenë kështu edhe një nga lojtarët me më së shumti ndeshje në historinë e klubit. /gazetametro.net