Loading…

Asnjë i ftuar nga Kosova në inaugurimin e presidentit Trump

  • 17/01/2017 | 16:39

Asnjë i ftuar nga Kosova në inaugurimin e presidentit Trump

Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.


Kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga Top Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën vulën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në të nënvizohet qartë se, ‘si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme’.

Siç pohohet dhe nga vetë Departamenti i Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar.

Top Channel ka siguruar dhe një biletë, e cila shitet deri në 500 dollarë nga stafi i presidentit Donald Trump, për “Mëngjesin Inaugurues të Presidentit”, aktivitet ky i cili zhvillohet në fakt në Trump International Hotel e jo në ambientet zyrtare të Uashingtonit.

Edhe në Kosovë, ishte hapur debat i gjerë, pas ftesës që publikoi AAK-ja ku pretendohej se lideri i saj, Ramush Haradinaj ishte i ftuar nga stafi i Trump për të marrë pjesë në inaugurim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë