Loading…

Asnjë i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19

  • 18/06/2021 | 14:53

Asnjë i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar  9 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Në total numri i rasteve aktive është 179.

Më poshtë njoftimi i plotë nga MSH. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë