Loading…

Asnjë parti politike nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

  • 25/06/2021 | 10:51

Asnjë parti politike nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

Pavarësisht hapjes së afatit, deri tani asnjë parti politike nuk ka aplikuar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet, që do të mbahen më 17 tetor.


Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, ka thënë se partitë politike kanë shprehur interesim vetëm për tha për marrjen e materialeve për aplikim.

“Nuk kemi pasur aplikim për regjistrimin e partive politike por kemi pasur interesim të tyre për të marr materialet për regjistrim. Ka shumë kërkesa për sqarimin e procesit të certifikimit. Ende nuk kemi pranuar as kërkesa për certifikim. I kemi paralajmëruar se afati i fundit është më 30 qershor. Poashtu i kemi lajmëruar se nëse nuk marrin pjesë në tri palë zgjedhje atëherë nuk mund të garojnë më”, ka thënë ai në mbledhjen e KQZ-së.

Buleshkaj ka bërë të ditur se numri i asamblistëve nuk do të ndryshojë nga zgjedhjet e kaluara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë