Loading…

Asnjë qeveri s’do ta ndalë Specialen

  • 29/05/2017 | 08:30

Asnjë qeveri s’do ta ndalë Specialen

Procesi i Gjykatës Speciale do të vazhdojë pa marrë parasysh përbërjen e qeverisë së re në Kosovë.


Kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC dhe njohësi i proceseve politike në Ballkan, Janusz Bugajski.

Megjithatë, ai ka shtuar se edhe pse procesi do të zgjatet, ai duhet të fokusohet dhe të sigurojë prova të besueshme për krimet e luftës individuale dhe të mos kërkojë të diskreditojë vetë UÇK-në apo luftën e armatosur të Kosovës për çlirimin kombëtar.

Më tutje në intervistën e tij Bugajski ka thënë se çdo pengesë në punën e Gjykatës Speciale apo ndonjë manipulimi i dëshmitarëve do të kishte një ndikim negativ jo vetëm në qeveri, por edhe në përparimin e Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare dhe integrimit institucional ndërkombëtar.

Duke folur rreth zgjedhjeve të 11 qershorit, Bugajksi ka thënë se zgjedhjet janë zakonisht zgjidhjet më racionale kur ka bllokadë politike dhe kur qeveria është nën nivelet e saj të performancës, transmeton zeri.info.

Megjithatë, ka shtuar se Kosova mund të përballet me një skenar më pak pozitiv nëse qeveria dështon që t’i përmbushë premtimet e saj.

Krejt në fund, Bugajski ka folur edhe për mundësinë e ndikimit rus në zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas tij, secila parti në Kosovë duhet t’i kontrollojë në mënyrë të përpiktë aktivistët e saj dhe mediet për të pastruar veten nga paratë ruse që janë investuar në çfarëdo rasti për profit politik dhe strategjik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë