Loading…

Asnjë viktimë dhe vetëm 13 raste të reja me virus

  • 03/12/2021 | 14:56

Asnjë viktimë dhe vetëm 13 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 13 raste të reja me virus, shkruan Gazeta Metro.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.

Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. Në total numri i rasteve aktive është 324

Më poshtë njoftimi nga MSH. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë