Loading…

‘Asnjëra palë nuk iu dëgjuan, ishte Trump që e hapi pikën doganore’: Vazhdon polemika Grenell-Cramon

  • 11/11/2021 | 23:35

‘Asnjëra palë nuk iu dëgjuan, ishte Trump që e hapi pikën doganore’: Vazhdon polemika Grenell-Cramon

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila sot e ka komentuar deklaratën e Grenell, teksa ka thënë se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të ShBA’ja, përcjellë Gazeta Metro.


Grenell i cili ka qëndruar për dy ditë në Kosovë, ka thënë se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Grenell ka publikuar edhe fotografi duke kaluar tek kufiri Merdar.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Viola von Cramon, e cila i tha Grenell’it se se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të ShBA’ja.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Grenell, i cili ka thënë se është e vërtetë që pikat në Merdare janë ndërtuar nga BE, por që nuk i hapët.

Ai tutje ka theksuar se ishte Trump ai që e bëri hapjen e tyre, ngase siç tha ai , asnjëra palë nuk po e dëgjonte BE’në.

“Ju me të vërtetë e ndërtuat atë. Por ju nuk mund ta hapni atë. Derisa Donald Trump e hapi atë. Të dy palët dukej se nuk ju dëgjuan. Je e mirëpritur”. ka shkruar Grenell.

Derisa polemika Grenell-Cramon ka vazhduar edhe më tej.

“Fatkeqësisht, historia nuk filloi me Trumpin, pasi kalimi në Merdare funksionoi për vite më parë. Sa i përket rihapjes në vitin 2020 pas tarifave, ne në #BE preferojmë të mos rrëzojmë një qeveri demokratike në mënyrë që të kemi një të re që do të na dëgjojë. Qëndrim i këndshëm në rajon”, ka shtuar Cramon

“Hah. Oh Viola. Ju thjesht ndryshuat temë sepse nuk mund ta hapnit pikën e re kufitare – dhe për këtë arsye nuk dinit çfarë të thoni. Trump e bëri atë pasi ju nuk mundeni. Ndoshta bisedat tuaja nuk po funksionojnë?!”, ia ka kthyer në fund Grenell./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë