Loading…
Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës reagon për gjendjen e rëndë të teatrove
  • 06/04/2019 | 08:11

Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës reagon për gjendjen e rëndë të teatrove

Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës ka publikuar një deklaratë përmes së cilës ka reaguar ndaj gjendjes se rëndë të teatrove të qyteteve dhe neglizhencës së institucioneve karshi tyre.


Deklarata e plotë:

Marrë parasysh gjendjen e rëndë të teatrove të qyteteve, dhe neglizhencën e institucioneve relevante për zgjidhjen e këtij problemi, pas kërkesave të shumta nga komuniteti artistik dhe punëtorët e teatrove, reagimeve të tyre për mospagesën e rrogave dhe borxheve të grumbulluara, dolëm me këtë deklaratë, ku kërkojmë nga institucionet relevante që sa më shpejtë që të jetë e mundur, ta rregullojnë statusin juridik e financiar të këtyre teatrove.

Asociacioni i Teatrove të Qyteteve të Kosovës (ATQK), po e përcjell rregullisht gjendjen e teatrove të qyteteve dhe konstaton se problemet e teatrove kanë mbetur të njëjta, për të mos thënë se janë vështirësuar edhe më shumë.

Ne si ATQK., kemi iniciuar ndryshimin e ligjit aktual për teatrot, i cili ligj nuk është aspak i favorshëm për funksionalizimin e teatrove të qyteteve dhe përkitazi me këtë gjendje, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar Koncept Dokumentin për Teatrot, dokument ky që i hapi rrugën plotësim-ndryshimit te ligjit për teatrot, ligj ky që do ta bëjë rregullimin juridik dhe financiar të teatrove të qyteteve.

Duke e pasur parasysh që ndryshimet ligjore marrin kohë deri në miratimin e tyre, dhe duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë të teatrove, ne si ATQK kemi kërkuar nga komunat tona përkatëse, që të bëjnë kërkesë në Komisionin e Grandeve në Ministrinë e Financave, që të planifikohet dhe ndahet buxheti për futjen në kontrata të rregullta të aktorëve të trupave rezidente dhe punëtorëve tjerë të teatrove, si dhe të ndahet buxheti për prodhimin e shfaqjeve, gjë që nuk ndalohet as nga ligji aktual, një bazë ligjore kjo që ne e konsiderojmë se duhet të vendoset në mënyrë urgjente, prandaj u bëjmë thirrje institucioneve relevante që në mënyrë urgjente ta mundësojnë krijimin e kësaj baze ligjore. Në të kundërtën teatrot e qyteteve rrezikohen të mbyllen, përkatësisht të mos mund t’i realizojnë aktivitetet e tyre, gjë që rrjedhimisht do të sjellë veprime radikale nga komuniteti i artistëve të teatrit./

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë