Loading…

‘Asociacionin e bën Kurti’, Molliqaj bën thirrje për protesta

  • 02/02/2023 | 13:24

‘Asociacionin e bën Kurti’, Molliqaj bën thirrje për protesta

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjithë ata që janë kundër Asociacionit të bëhen bashkë në organizimin e protestave, shkruan Gazeta Metro.


Molliqaj, po ashtu ka thënë që sot u bë e qartë se Asociacionin e bën kryeministri Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Asociacionit

Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!

Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur.

Plani dhe asociacioni u pranuan, kryeministër cila është dita e nënshkrimit? Tregoje datën!

Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë