Loading…

Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit për spiunazh

  • 15/04/2019 | 08:39

Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit për spiunazh

Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka përdorur Ambasadën e Ekuadorit në Londër si ‘qendër të spiunazhit’.

Këtë e ka thënë për Guardian, Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, që ka shtuar se asnjë shtet tjetër nuk ka ndikuar në vendimin e tyre për tërheqje të azilit, por që për këtë sipas tij kanë ndikuar shkeljet e vet Assange, transmeton Klan Kosova.

Moreno ka pretenduar se qeveria e vjetër e vendit të tij ka siguruar lehtësia brenda ambasadës, që ka shërbyer si mundësi për ‘ndërhyrje’ nga vendet tjera.

Për vendimin e tij rreth qëndrimit të Assange në ambasadë, Moreno ka thënë: “Çdo përpjekje për destabilizim është veprim i dënueshëm nga Ekuadori, sepse ne jemi shteti sovran dhe i respektueshëm në politikën e secilit vend”.

“Nuk mund të lejojmë që shtëpia jonë, shtëpia që hapi dyert, që bëhet qendër e spiunazhit”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë