Disa prej asteroideve ishin rreth 10 kilometra madhësi dhe ka në goditur Tokën rreth 10 herë më shpesh sesa kanë sugjeruar modelet e tanishme, transmeton Gazeta Metro.
Përplasjet me asteroide mbesin një prej katastrofave më të rrezikshme natyrore, por këto nuk janë aq të shpeshta sa për të kujtuar tani. Megjithatë, ky nuk ishte rasti në fillimet e Tokës, kur planeti bombardohej pamëshirshëm nga asteroide masive – 10 herë më shpesh sesa besohej – dhe ka mundësi që ka penguar dhe vonuar shfaqjen e jetës, sipas një studimi të ri.
Goditjet e shënuara në studim kanë ndodhur në periudhën para 2.5 deri 4 miliardë vite më parë. Gjatë kësaj periudhe, mjedisi në planet ishte mjaft i ndryshim – ndërsa bombardimi e ndryshoi edhe më shumë.
Duke analizuar mbetjet e asteroideve, shkencëtarët krijuan një model të efekteve të këtyre përplasjeve. Sipas gjetjeve të tyre, të botuara në revistën akademike Nature Geoscience, goditje të mëdha asteroidesh kanë ngjarë një herë në 15 milionë vite, 10 herë më shpesh se modelet e deritanishme kanë sugjeruar.
Këta asteroide nuk ishin aspak të vegjël, madje disa prej tyre ishin rreth 10 kilometra të mëdhenj,
Në krahasim, NASA e ka përcaktuar një asteroid që i afrohet Tokës, me madhësi prej 140 metrash apo më shumë është Asteroid me Potencial Rreziku, pasi ka potencial të shkaktimit të dëmit katastrofik Tokës./gazetametro.net