Loading…

AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford thonë se sëmundja e dalë gjatë provave nuk është për shkak të vaksinës

  • 17/09/2020 | 09:33

AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford thonë se sëmundja e dalë gjatë provave nuk është për shkak të vaksinës

Efektet anësore që shkaktuan një pauzë në provat klinike për shqyrtim të kandidatit për vaksinë kundër Covid-19 të AstraZeneca Plc. Mund të mos jenë të ndërlidhura me vet vaksinën, sipas një dokumenti që detajonte të dhënat e pjesëmarrësve në provat të publikuara online nga Universiteti i Oxford, transmeton Gazeta Metro.


Regjistrimi i në provat klinike globale të prodhuesit britanik për vaksinën, që po e zhvillojnë së bashku me hulumtuesit në Universitetin e Oxford ishte pezulluar me 6 shtator, pasi një pjesëmarrës në provat në Britani kishte efekte anësore serioze që mendohet të jetë çrregullim i rrallë i emëruar transverse myelitis.

Shqyrtimi sigurisë kishte filluar kur vullnetarët në provat klinike për testimin e vaksinës, të quajtur AZD1222 or ChAdOx1 nCoV-19, zhvilluan simptoma të pashpjeguara neurologjike përfshi ndjesi të ndryshuar apo ligështim të gjymtyrëve, ku edhe u pezullua studimi pasi derisa shqyrtimi i sigurisë po vazhdonte, sipas dokumentit.

“Pas shqyrtimit të pavarur, këto sëmundje konsideroheshin se ose janë me pak gjasë të jenë të ndërlidhura me vaksinën apo nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të vlerësuar me siguri se sëmundjet ishin apo nuk ishin të lidhura me vaksinën” shkruhej në dokument.

Provat për vaksinën vazhduan në Britani, Brazil dhe Afrikë Jugore, por jo ende në Shtetet e Bashkuara./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë