Australia dhe Filipinet kanë pezulluar përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’ kundër COVID-19, ndërsa Bashkimi Afrikan ka lënë planet për të blerë vaksinën, duke dëmtuar më tej shpresat e kompanisë për shpërndarjen e dozave të vaksinës së saj në të gjithë botën.
Vaksina, e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe konsiderohet si pioniere në betejën globale të vaksinimit, po merr “goditje” për sigurinë e saj, ndërsa problemet e furnizimit vazhdojnë pas rezultateve të fazës së tretë të provave klinike u botuan në dhjetor.
Filipinet kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nën moshën 60 vjeç, pasi Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi të Mërkurën se kishte gjetur raste të rralla të mpiksjes së gjakut në disa persona të rinj në moshë.