Loading…
Astronomët: Një gjë e çuditshme po sillet rreth Tokës dhe Hënës
  • 03/02/2019 | 10:57

Astronomët: Një gjë e çuditshme po sillet rreth Tokës dhe Hënës

Astronomët kanë vërejtur një objekt misterioz, që po sillet rreth Tokës e ndonjëherë edhe rreth Hënës, transmeton Gazeta Metro.


Shkenctarët supozojnë se bëhet fjalë për një folie metali, e cila ka mbetur nga ndonjë raketë pas lansimit.

Ata këtë objekt e kanë quajtur A10bMLz, por thonë se nuk është e qartë se prej cilës raketë është ai material.

Shkencëtarët thonë se për shkak të masës së tij të vogël A10bMLz është mjaft i ndijshëm në presionin e rrezatimit nga Dielli. Kjo do të thotë se orbita e tij ndryshon në mënyrë ‘kaotike’ nga dita në ditë e nga java në javë, thonë hulumtuesit e Observatoriumit në Londër (NBO), i cili e ka analizuar.

Objekti ndonjëherë i afrohet Tokës në rretgh 600 kilometra, por shkencëtarët kanë vërejtur se sillet edhe rreth Hënës./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketing[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë