Loading…

‘Ata kuptojnë vetëm gjuhën e forcës’: Franca fort e zemëruar me Britaninë për shkak të ‘peshkimit’

  • 28/10/2021 | 13:03

‘Ata kuptojnë vetëm gjuhën e forcës’: Franca fort e zemëruar me Britaninë për shkak të ‘peshkimit’

Francezët eskaluan zënkën e tyre me britanikët që ka dalë pas Brexit, licensat për peshkim në ujërat e tyre. Franca sekuestroi një barkë peshkimi angleze dhe një tjetër e la të lirë pasi e gjobiti. Deklaratat e ministrit francez ishte e çuditshme ama “britanikët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës”, transmeton Gazeta Metro.


Tani nga britanikët nuk pritet ndryshe pos humori i tyre i famshëm thumbues ‘Me çka do të na rrihni? Me bukë franceze! Kujdes kamerierët francezë po vijnë nga përtej La Manche! Çfarë do të bëjnë francezët?. Do të na thërrasin ne t’i shpëtojmë!’. Por situata është serioze dhe Franca po e shfaqë zemërimin e kontinentalëve europianë me Mbretërinë e Bashkuar të pas BREXIT.

Ka mjaft të tillë që po e thonë hapur edhe këndej ngushticës së La Manshit se nga divorci me BE ishte Britania që u nda më mirë. Vështirë t’i mohohet ky pretendim pasi rritja ekonomike është stabile në Britani, jo në Gjermani e BE. Pandeminë e përballuan shumë më lehtë se blloku, që u përball me shumë kontroversa të pavendosmërisë dhe rënien e peshës së Brukselit në kontaktin e parë me krizën. E para ishte mbyllja e kufijve mes shteteve anëtare, Franca e Gjermania të parat. Ironia që shtetet e Bashkimit Europian që i tallnin britanikët si ‘njerëz histerik ishullor’ shpejt u izoluan në ‘ishujt’ e tyre nacionalistë, pa det në mes fare kur ra dergja. Kriza me vaksinat e AstraZeneca me BE’n dhe padia e ngritur nga Komisioni Europian për kompaninë u pa nga shumë si së paku e pasjellshme për një entitet aq elegant në burokracinë e tyre.

Ishte Macron që vringëllinte shpatën ndaj Britanisë më shumë nga të gjithë, e siç pritej nga Johnson me humorin e tij thumbues ja përmendte Napoleonin.

Tani para zgjedhjeve në Francë është ministri për Europë Clement Beaune që u betua se ‘do të flasë me gjuhën e forcës’ me britanikët.

Ai njoftoi se do të ashpërsohet qasja e Francës ndaj Britanisë dhe do të ketë ‘zero tolerancë’ në politikën e peshkimit afër kanalit derisa në ndërkohë po sekuestroheshin barkat angleze të mërkurën nga rojet franceze të bregdetit. Një prej barkave ende gjendet në portin e Le Havre, ndërsa kapiteni i saj është akuzuar se ka peshkuar pa licencë të rregullt.

Ky incident vjen pas kërcënimeve të Francës se do të ndalojnë qëndrimin e anijeve britanike në portet franceze për të shkarkuar gjahun e tyre. Madje kishin kërcënuar edhe të ndërpresin furnizimin e ishujve Jersey dhe Guernsey me energji elektrike. Këta dy ishuj britanikë janë në afërsi të bregdetit verior të Francës.

Qeveria britanike ka njoftuar se ‘po shqyrton’ këtë incident me urgjencë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë