Loading…

Ata që e pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, kanë përgjegjësi kombëtare (Video)

  • 23/03/2017 | 23:41

Ata që e pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, kanë përgjegjësi kombëtare (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka theksuar se është në dorën e Qeverisë që ta dërgoj në Kuvend projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilin e ka propozuar presidenti i vendit.

Ai në emisionin “Rrokum Rroll”, ka thënë se ky projektligj nuk bie ndesh me asnjë veprim tjetër, dhe se ushtria sipas tij, duhet të formohet urgjentisht për shkak të rrezikut të madh që po i kanoset rajonit.

“Formimi i ushtrisë tash po bëhet si një farë loje politike, dhe se ata që e pengojnë duhet me marrë përgjegjësi politike dhe kombëtare”, ka shtuar Hasani.

Sipas tij, as kryeministri nuk ka drejt ta pengoj formimin e ushtrisë së Kosovës, “ngase FSK është ndërtuar mbi kapacitete të NATO-s dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Na synojmë të jemi pjesë e NATO-s, dhe se kjo ushtri do të jetë pjesë e partneritetit me NATO-n”, ka thënë Hasani, duke shtuar “se nëse kryeministri nuk e bën një gjë të tillë duhet të jepet dorëheqje”.

https://www.youtube.com/watch?v=lJNwfJKFD9o

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë