Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pasi Bashkimi Europian mori vendim që të liberalizohen vizat për rreth 50 milionë qytetarë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, duke fajësuar ata që ai i quajti ‘avokatë të një kauze të rrejshme’, që Kosova nuk mori trajtimin e njejtë nga Bashkimi Europian.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, shefi i Qeverisë shtoi se të gjithë ata që e penguan liberalizimin duhet të turpërohen, pasi i privuan qytetarët nga e drejta për lëvizje të lirë./gazetametro.net