Loading…

Ataturk e bëri muze, Erdogan e kthen në xhami Hagia Sophia pas 80 vitesh

  • 11/07/2020 | 12:17

Ataturk e bëri muze, Erdogan e kthen në xhami Hagia Sophia pas 80 vitesh

Një gjykatë turke urdhëroi që Hagi Sophia të kthehet në xhami pasi gati 80 vite me status të muzeut. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e uroi këtë vendim të autoriteteve turke, transmeton Gazeta Metro.


Hagia Sohpia e ndërtuar si katedrale, ishte përfunduar në vitin 537 nën sundimin e Perandorit bizantin Justinian I dhe ishte tempulli më i madh i krishterë në botë.

Tempulli pas pushtimit otoman u kthye në xhami gati një mijë vjet më vonë dhe më pastaj me vendim të themeluesit dhe presidentit të parë të republikës turke. Ky monument është po ashtu në listën e UNESCO’s si trashëgimi kulturore botërore.

Dekreti i gjykatës e bartë kontrollin e Hagia Sophia nga ministria e kulturës së Turqisë tek Drejtoria e Çështjeve Fetare.

Erdogan publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social të premten vendimin të premten ku e uronte.

UNESCO kishte njoftuar se Hagia Sophia ende klasifikohet si trashëgimi botërore që nga viti 1985 dhe si e tillë Turqia duhet të siguroj se nuk do të kryhen modifikime në vlerën universale të objektit dhe se ky lokacion duhet të mbetet i hapur për të gjithë vizitorët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë