Loading…

Atentat mbi deputetin ukrahinas, plumbat vrasin djalin e tij 3 vjeçar

  • 02/12/2019 | 19:43

Atentat mbi deputetin ukrahinas, plumbat vrasin djalin e tij 3 vjeçar

Djali 3-vjeçar i deputetit, Vyacheslav Sbolev është qëlluar për vdekje, në Ukrainë.


Nga raportimet që janë bërë rreth kësaj çështje bëhet me dije se objektiv kishte qenë vetë deputeti, por plumbi goditi djalin e tij, që e shoqëronte në makinë. Vogëlushi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Sobolev është një biznesmen nga Donetsk, në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse. Ai u zgjodh në Këshillin e Oblastit të Kyiv në 2015 si përfaqësues i Bllokut Petro Poroshenko, partia e ish-presidentit. Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë