Loading…

Atentat ndaj një shqiptari në Romë

  • 28/06/2017 | 14:37

Atentat ndaj një shqiptari në Romë

Një emigrant nga Shqipëria, 29 vjeç, është plagosur me armë zjarri rreth orës 03.30 minuta të mëngjesit të ditës së mërkurë në kryeqytetin italian, Romë.


Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Dubai Caffè” në zonën Monti Tiburtini. 29-vjeçi është qëlluar me plumb në këmbë e më pas i pashoqëruar nga askënd, ka mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Sandro Pertini.

I marrë në pyetje nga Policia, shqiptari ka rrëfyer se ai ndodhej në lokalin Dubai Caffe kur një grup personash të panjohur i janë afruar duke e qëlluar me armë në këmbë, duke e goditur me një plumb.

Mediat italiane raportojnë se Policia nuk është bindur me versionin e ngjarjes që ka ofruar shqiptari, pasi ai ka një dosje me një varg veprash penale në shtetin italian. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë