Loading…

Atentat në Gjermani, shqiptari qëllohet me plumb në kokë para syve të vajzës (Foto/Video)

  • 09/01/2017 | 23:19

Atentat në Gjermani, shqiptari qëllohet me plumb në kokë para syve të vajzës (Foto/Video)

Një 46-vjeçar shqiptar që jeton në Gjermani është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin gjerman të Visselhövede, para një shkolle fillore.

Dëshmitarët kishin vëzhguar se si motori u afrua me dy persona dhe një nga ta qëlluar disa herë mbi 46-vjeçarin, njoftoi policia. Autorët kishin veshur një veshje me ngjyrë të kuqe, raporton media gjermane NDR.de, transmeton gazetametro.net.

Gjendja e tij është kritike, ndërsa deri në mbrëmjen e sotme, nuk ka pasur arrestime.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11 të paradites dhe i plagosuri ishte me vajzën e tij në momentin kur është qëlluar. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar pesë të shtëna.

 

914321050-p1092610jpg-nva71483997361

Sipas raportimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

46-vjeçari ka marrë një plumb në kokë, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit. Ndërsa vajza e tij, që është në moshë madhore, ka mbetur e palënduar, por po vuan një gjendje shoku.

 

2038750530-dsc2998jpg-o4a71483997367

Policia ka të dhëna se sulmi ka motiv hakmarrjen. 46-vjeçari ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg.

Pas dënimit, 46-vjeçari u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede./Përktheu e përshtati Gazetametro.net.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë