Në fillim të marsit të 2005-tes drejtoja edicionin e Kohës Ditore për Maqedoni dhe marr një porosi nga një mik ne Londër që ta thërras ne telefon fiks nga ndonjë linje fikse jo nga zyra ime. Ishte informacion konfident.
Dola të posta kryesore në Shkup dhe mora mikun. Ishte i shqetësuar nga një informacion që e kishte marrë nga Kosova. “Duan ta vrasin Rugovën te vetit e t’ia lene fajin Hashim Thacit!”, tha miku.
E mora me rezervë informacionin, por pasi miku vazhdoi edhe dy ditë radhazi të me thotë të bëja diçka. Me Veton Surroin (atë kohe ishte kryeredaktor i gazetës) nëpërmjet Skype kontaktonim çdo mëngjes. Pasi përfunduam kolegjiumin kolektiv (Vetoni, Agroni, Augustini e unë) i kërkova Vetonit të flasim në vete, i tregova për informacionin dhe ta shtjellojmë me kolegët në Prishtinë. Nuk e botuam as si informacion. Pas dy ditësh Vetoni me tha se ne Shkup vjen Y. , me qëllim të sqarimit të informacionit. As Y. nuk mendonte se ka diçka te vërtetë, por tha se do të njoftoje ata që duhet njoftuar!
Pas dy ditësh u kry atentati ndaj Rugovës!
Rame Maraj a është najkah?