Loading…

Atentati ndaj prokurorit: Arrestohet nipi i deputetit shqiptar

  • 05/11/2019 | 14:36

Atentati ndaj prokurorit: Arrestohet nipi i deputetit shqiptar

Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja ështëi arrestuar si i dyshuar për sulmin me armë mbi veturën e prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit, transmeton Gazeta Metro.


Mësohet se Redjan Rraja është arrestuar teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria në aeroportin e Rinasit. Policia dhe prokurori kanë kërkuar arrestimin për shkak se kanë gjetur gjurmët e ADN’së së tij në veturën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës, në ditën kur ndodhi atentatit, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Në një prej maskave është gjetur pështyma e tij, e cila përputhet plotësisht më atë që ndodhet në arkivin e Policisë pas rindërtimit të profilit gjenetik.

Por Redjan Rraja, me profesion mjek stomatolog, nuk është emër i panjohur për policinë.

Ai u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço dhe u dënua nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço.

Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja.

Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

Xhisiela akuzonte djalin e deputetit se dhunonte vazhdimisht, ndërkohë që ajo kërkonte t’i jepte fund lidhjes. Kjo ngjarje më pas u mbyll me tërheqjen e Xhisielës nga denoncimet dhe largimin nga Shqipëria të oficerit Nuhu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë