Loading…

ATK dhe Dogana mbledhin 306 milionë euro për tre muaj

  • 28/04/2017 | 08:47

ATK dhe Dogana mbledhin 306 milionë euro për tre muaj

Nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës gjatë periudhës janar-mars të vitit 2017 janë mbledhur 306.4 milionë euro. Nga kjo shumë prin dogana me 211.5 milionë euro, ndërsa ATK-ja me 94.9 milionë euro.


Për këto të dhëna në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës kanë raportuar, të enjten, krerët e dy institucioneve, Sakip Imeri nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Bahri Berisha, kreu i Doganës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Për tremujorin e parë të vitit 2017, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 94.9 milionë euro, 8.66 milionë euro më shumë sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që në përqindje del të jetë 10.04% më shumë. Ndërsa nga kontributet pensionale janë mbledhur 27 milionë euro.

Nga vlera e përgjithshme më së shumti ka kontribuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me 44.8%, Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) me 30.6% dhe Tatimi në të Ardhurat e Korporatave me 24.6%.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë